Ndërlidhjet

SHBA, Iran: Mund të bisedohet për krizën në Irak


Pamje e militantëlve në një lokacion në Irak

Pamje e militantëlve në një lokacion në Irak

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Uashingtoni mund të bisedoj për krizën në Irak me zyrtarët iranianë, në margjina të bisedimeve bërthamore me fuqitë botërore, që po mbahen në Vjenë.

“Ata mund të diskutojnë për këtë çështje në margjina”, tha ky zyrtar amerikan, dhe ka shtuar se çfarëdo bisedime të tilla, nuk do të jenë të ndërlidhura me negociatat atomike, që synojnë arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme për programin e ndjeshëm atomik të Iranit.

Ky zyrtar amerikan, që ka kërkuar të mbetet anonim, këto komente i ka bërë një ditë pasi mediat perëndimore raportuan se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinjë e bisedimeve me Iranin për situatën në Irak, ku qeveria e kryeministrit, Nuri al-Maliki, po lufton kundër avancimit të shpejtë t militantëve nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, që kanë dalur nga rrjeti al-Kaida.

Uashingtoni dhe Teherani kanë shprehur shqetësime serioze për përkeqësimin e situatës në Irak.
XS
SM
MD
LG