Ndërlidhjet

Kerry: Opsion - sulmi ajror në Irak


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e sulmeve ajrore, për ta ndihmuar qeverinë e Irakut, për ta ndalur kryengritjen islamike dhe për diskutime të mundshme me Iranin për krizën në Irak.

Mëtutje, në intervistën për Yahoo!News, Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara janë “të hapura për disutime” me Iranin, për ta ndihmuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët në Irak për të luftuar kundër militantëve islamikë sunitë.

Kjo deklaratë u bë derisa ka raporte se militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupi Levant, e kanë marrë kontrollin edhe ndaj një qyteti tjetër në pjesën veriore të Irakut.

Tal Afar, 420 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bagdad, ka rënë nën kontrollin e militantëve sot herët në mëngjes, pas një beteje të ashpër. Militantët, paoshtu, e kanë marrë kontrollin ndaj qyteteve Mosul dhe Tikrit.

Shteti islamik i Irakut dhe grupi Levant kanë pretenduar se i kanë ekzekutuar 1700 rekturë shiitë në Tikrit dhe në Internet kanë postuar pamje, ku shihen trupa të pajetë, që thuhet se janë të personave të ekzekutuar.
XS
SM
MD
LG