Ndërlidhjet

Rusi: Gazetarja e zhdukur, u gjet e vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Gazetarja ruse, Galina Koshcheyeva, 48 vjeçare, e cila konsiderohej e zhdukur për disa ditë, është gjetur e vdekur në rajon Kirov.

Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar mbrëmë se trupi i saj është gjetur një ditë më herët në një mal afër qytetit Suni.

Zyrtarët thonë se në trupin e saj ka pasur shenja të dhunës, por nuk kanë elaboruar më tepër.

Gazetarja Koshcheyeva, kryeredaktore e gazetës lokale “Rondoi Kraj” ishte zhdukur më 1 qershor.

Zyrtarë të Komitetit Hetues të Rusisë kanë thënë se nuk besojnë se vdekja e saj ka lidhje me aktivitetet profesionale, dhe kanë theksuar se rasti mund të ketë lidhje me mospajtime shtëpiake.

Hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG