Ndërlidhjet

logo-print

Analistët: Kuvendi i Maqedonisë do të punojë pa opozitë


Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Pas vendimit të Lidhjes socialdemokrate për të mos njohur rezultatin zgjedhor dhe për të bojkotuar institucionin ligjvënës dhe vendimit të PDSH-së për të mbështetë qeverinë e re, njohësit e çështjeve politike, thonë se faktikisht në Kuvend nuk do të ketë zë opozitar.

PDSH-ja edhe pse nuk do të jetë e përfaqësuar në qeveri, ajo ka bërë të ditur se do të mbështesë të gjitha vendimet e qeverisë që kanë bëjnë proceset eurointegruese dhe në sfera tjera, ndërsa ka votuar edhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe disa vendime tjera për emërime në kuadër të Kuvendit.

“Kuvendi i Maqedonisë i ngjason Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë për shkak se aty më nuk ka debat, nuk ka reagime, nuk ka asgjë, pra është një Kuvend një ngjyrësh për shka se edhe partia që konsiderohet si opozitare po ua voton vendimet, kështu që ky Kuvend e ka humbur legjitimitetin për shkak se ka shumicën e cilësuar por nuk ka opozitën brenda dhe realisht pa opozitë nuk ka kurrfarë kuptimi“, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arsim Sinani, njohësi i çështjeve politike dhe profesor në Universitetin e Tetovës.

Ngjashëm vlerëson edhe Zdravko Savevski, analist dhe profesor universitar. Ai thotë se me vendimin e PDSH-së që të mbështes ligjet të qeverisë, thuajse nuk ka opozitë në Kuvend dhe kritika ndaj punës së qeverisë.

Kjo sipas tij dëmton rëndë obligimin kushtetues që ka Kuvendi për kontrollin e punës së pushtetit ekzekutiv.

“Në situatën kur në Kuvend nuk kemi LSDM-ja dhe partitë tjera të koalicioni opozitar, vendimi i PDSH-së, në mënyrë plotësuese do të dobësoj Kuvendin dhe obligimin e tij kushtetues për kontrollin e punës së pushtetit ekzekutiv“, thotë për Radion Evropa e Lirë, Savevski duke shuar se zhvillimi i këtillë i raporteve politik nuk i ndihmon zhvillimit të demokracisë, për çka edhe janë dhënë kritika në vazhdimësi nga institucionet ndërkombëtare.

“Më këtë në mënyrë plotësuese dobësohet demokracia në Maqedoni. Edhe viteve të fundit zëri i opozitës shumë pak dëgjohej në Kuvend, por situata e tanishme vetëm sa do të vërtetoj faktin se Kuvendi është shndërruar në organ ndihmës apo trup votues i qeverisë e kurrsesi mekanizëm kontrollues i punës së saj“, thotë Savevski.

Edhe Arsim Sinani thotë se veprimet e tilla politike dëmtojnë demokracinë në vend, pasi është absurde që në Kuvend të mos ketë zë opozitar i cili do të korrigjonte punën pushtetit ekzekutiv.

“Demokracia në Maqedoni është lënduar, është një demokraci shumë e brishtë, shumë e prekshme, shumë problematike. Në të ardhmen do të paraqiten edhe probleme tjera të cilat demokracinë në Maqedoni do ta bëjnë edhe më të papërdorshme“, thotë Sinani.

Ndryshe, pa vendimit të LSDM-së për të mos marr pjesë në Kuvend dhe për të kthyer mandatet, shumica parlamentare po shqyrton mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të pjesëshme parlamentare, por që nuk pranohen nga opozita.

Në rast të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, analistët nuk përjashtojnë mundësinë që pushteti të nxisë disa parti të vogla për të garuar për 34 vendeve boshe të Kuvendit dhe me këtë të arsyetohet para ndërkombëtarëve se megjithatë në Kuvend ka opozitë.
XS
SM
MD
LG