Ndërlidhjet

Kinë: U ekzekutuan 13 vetë për terror


Policia speciale kineze në Urumqi

Policia speciale kineze në Urumqi

Raportohet se në Kinë 13 vetë janë ekzekutuar për terrorizëm dhe krime të dhunshme në rajonin e trazuar veriperëndimor, Ksinjang.

Agjencia zyrtare kineze, Ksinhua, raportoi se 13 personat ishin të involvuar në shtatë raste dhe ishin ekzekutuaar sot.

Poashtu sot, një gjykatë në Urumqi, kryeqytet i Ksinjangut, i ka dënuar 7 vetë në një rast të lidhur me sulmin me makinë-bombë në Sheshin Tiananmen në Pekin, në muajin tetor të vitit të kaluar, me ç’rast ishin vrarë pesë njerëz, përfshirë edhe tre sulmues.

Për këtë sulm, autoritetet i kishin fajësuar ekstremistët islamistë në mesin e popullatës ujgure, që e flet gjuhën turke.
XS
SM
MD
LG