Ndërlidhjet

Al-Shabab e mori përgjegjësinë për sulmin në Kenia


Forcat e sigurisë së Kenias duke i marrë pozicionet gjatë luftimeve me pjesëtarët e al-Shababit në qendrën tregtare në Najrobi më 24 shtator 2013
Forcat e sigurisë së Kenias duke i marrë pozicionet gjatë luftimeve me pjesëtarët e al-Shababit në qendrën tregtare në Najrobi më 24 shtator 2013
Së paku 48 vetë është konfirmuar se janë vrarë në një sulm nga militantët e Al-Shababit nga Somalia, në një qytet bregdetar në Kenia.

Zyrtarët thanë se militantët, me armatim automatik, kanë kanë hyrë në vendbanimin Mpeketoni, e kanë sulmuar stacionin e policisë, një bankë, ndërsa dy hotele i kanë ndezur.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Australia dhe Kanadaja, e kanë shtuar alarmin për kërcënim terrorist për këtë vend.

Al-Shabab e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte hakmarrje për praninë ushtarake të Kenias në Somali.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, së paku 67 njerëz janë vrarë, kur militantët e Al-Shababit e sulmuan një qendër tregtare në kryeqytetin Najrobi në Kenia.
XS
SM
MD
LG