Ndërlidhjet

Brazil: Triumf bindës i Gjermanisë kundër Portugalisë


Në ekran shihen kombëtaret e Grupit G të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil

Në ekran shihen kombëtaret e Grupit G të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil

Futbollistët e Gjermanisë arritën fitore bindëse në ndeshjen e parë të Grupit G në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, pasi e mundën Portugalinë me rezultat 4:0.

Golat i shënuan: Thomas Myller në minutën e 12 (nga penalltia), 45 dhe 78, dhe Mats Hummels në minutën 32.

N pjesën e dytë Portugalia luajti me një lojtar më pak pasi Pepe u ndëshkua me karton të kuq.

Referoi Millorad Maziq nga Serbia.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo ishte ndeshja e 100-të e Gjermanisë në Kampionatet Botërore.

Takimi tjetër i Grupit G, ai ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Ganës fillon në mesnatë, ndërsa takimi i Grupit F, Irani – Nigeria, zhvillohet në orën 21:00.
XS
SM
MD
LG