Ndërlidhjet

Obama, në mbrojtje të ambasadës në Bagdad


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka informuar Kongresin se ka shpërndarë 275 trupa për të siguruar ambasadën amerikane në Bagdad.

Ky veprim vjeni pas militantët sunitë nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri të Irakut dhe kanë avancuar drejt Bagdadit.

Njoftimi i Obamës është në përputhje me Aktin e Luftës të SHBA-së, ligj që i lejon presidentit të SHBA-së të dërgojë trupa në aksione të huaja ushtarake pa pëlqimin e Kongresit.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se janë konsultuar me Iranin në lidhje me atë se çfarë mund të bëjë Teherani për të reduktuar dhunën sektare në Irak.

Por, Shtëpia e Bardhë ka thënë se hedh poshtë çdo bashkëpunim ushtarak në Irak midis SHBA-së dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG