Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov në Beograd, bisedime për Rrjedhën e Jugut


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po qëndron në Serbi.

Perspektiva e ardhshme e tubacionit të gazit natyror Rrjedha e Jugut pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve mes tij dhe zyrtarëve serbë.

Dyshimet për projektin janë ngritur prejse Bullgaria ka njoftuar, pak ditë më parë, se është duke pezulluar punimet në segmentin e saj.

Me Rrjedhën e Jugut është menduar që gazi rus të dërgohet në Evropë, duke anashkaluar Ukrainën dhe duke kaluar nëpër Ballkan.

Lavrov, nga Beogradi, do të udhëtojë për në Baku.
XS
SM
MD
LG