Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Foto arkivi
Foto arkivi
Negociatorët iranianë takohen sot për të dytën ditë me radhë me diplomatë të gjashtë fuqive botërore.

Raundi i radhës i negociatave në Vjenë, që pritet të zgjasë deri më 21 qershor, ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, e cila kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se mosmarëveshjet mes palëve “mund të zgjidhen me vullnet të mirë dhe fleksibilitet”.

Negociatat kanë ngecur muajin e kaluar për shkak të numrit të centrifugave që dëshiron të ruajë Irani.
XS
SM
MD
LG