Ndërlidhjet

Rusia, edhe një rezolutë për Ukrainën në OKB


Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.

Rusia ka deponuar një draft-rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me situatën në Ukrainë.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, ka thënë se dokumenti përfshin pjesë të dy rezolutave të mëhershme, që bëjnë thirrje për ndihmë humanitare, për armëpushim dhe për dialog kombëtar në Ukrainë.

Rusia, e cila mban aktualisht presidencën e Këshillit, ka gjasa të përballet me kundërshtimin e anëtarëve të tjerë, për shkak të aneksimit të Krimesë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po ashtu kanë akuzuar Rusinë se mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës me armë të rënda.
XS
SM
MD
LG