Ndërlidhjet

Edhe një sulm në Kenia, 10 të vrarë


Kenia - foto arkivi

Kenia - foto arkivi

Së paku dhjetë njerëz janë vrarë në një sulm të ri të militantëve islamikë pranë qytetit Mpeketoni të Kenias.

Policia lokale ka thënë se personat e armatosur kanë bastistur së paku një fshat gjatë natës.

Grupi somnalez, Al Shabab, ka thënë se ka kryer sulmin dhe se “operacionet e tij në Kenia do të vazhdojnë”.

Së paku 48 persona kanë vdekur pasi Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, ka sulmuar të dielën hotele dhe një stacion të policisë në po të njëjtin qytet.
XS
SM
MD
LG