Ndërlidhjet

Tornado vdekjeprurëse në Nebraska të SHBA-së


Foto arkivi

Foto arkivi

Së paku një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur, pasi dy tornado masive kanë goditur Nebraskan e Shteteve të Bashkuara.

Qyteti Pilger, me popullsi prej 350 banorësh, është goditur më së rëndi.

Jerry Weatherholt, komisionar i qarkut, ka thënë se gjysma e qytetit është dëmtuar.

Guvernatori i shtetit ka shpallur gjendje emergjente, gjë që lejon përdorimin e Gardës Kombëtare të Nebraskas.
XS
SM
MD
LG