Ndërlidhjet

125 ushtarë të vrarë në Ukrainë


Donjeck
Donjeck
Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës, Vitaliy Yarema, ka thënë se 125 forca të sigurisë janë vrarë, prejse qeveria ka nisur operacionin antiterrorist kundër separatistëve pro-rusë në lindje, dy muaj më parë.

Yarema ka thënë se të vrarët përfshijnë ushtarë, zyrtarë policorë, roje kufitare dhe personel të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.

Forcat qeveritare të Ukrainës kanë pësuar humbje të madhe kur separatistët kanë sulmuar një aeroplan ushtarak më 14 qershor, duke vrarë të 49 trupat dhe eukipazhin në bord.

Në një tjetër zhvillim, Andriy Parubiy, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, ka thënë se në rajonet e Donjeckut dhe të Luhanskut janë 15,000 deri në 20,000 “terroristë të armatosur” dhe se shumica e tyre vijnë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG