Ndërlidhjet

logo-print

Vriten talibanët që u “prenë” gishtat votuesve


Afganistan

Afganistan

Forcat e sigurisë në Afganistan kanë thënë se kanë vrarë dy militantë talibanë, të cilët dyshohet se u kanë prerë gishtat 11 burrave të moshuar, si ndëshkim për votimin në balotazhin presidencial, më 14 qershor.

Të gjithë afganëve që kanë votuar, gishtat u janë ngjyrosur për t’i parandaluar ata nga votimi për herë të dytë.

Edhe pse talibanët kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër atyre që votojnë, një deklaratë e lëshuar nga grupi militant ka mohuar se ai qëndron prapa gjymtimit të burrave.
XS
SM
MD
LG