Ndërlidhjet

Edhe 2 muaj paraburgim për Sovrliqin


EULEX
EULEX
Një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka miratuar kërkesën e datës 13 qershor për vazhdimin e paraburgimit për Sllobodan Sovrliqin për një periudhë dymuajshe.

Sovrliqi ishte arrestuar më 15 maj, 2014, nga Policia e Kosovës në Zubin Potok.

”I pandehuri është duke u hetuar për kryerjen e një numri të veprave penale të rënda, duke përfshirë rrezikimin e KB-së dhe personelin bashkëpunëtor, pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pjesëmarrjen në një turmë duke kryer vepra penale, sulmet ndaj personelit dhe pasurisë së EULEX-it dhe pjesëmarrjen në një ikje të dhunshme”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Para se të arrestohej më 15 maj, Sovrliq është arrestuar fillimisht më 12 mars, për prishje të rendit. Por, po atë ditë, qytetarët e Zubin Potokut kanë sulmuar stracionin e policisë dhe e kanë liruar atë.
XS
SM
MD
LG