Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me sëpatë imami i Oslos


Oslo - foto ilustruese

Oslo - foto ilustruese

Zyrtarët norvegjezë thonë se imami i xhamisë kryesore në Oslo është shtruar në spital, pasi një sulmues i maskuar e ka goditur atë me një sëpatë të vogël, në qendër të kryeqytetit norvegjez.

Nehma Ali Shah është sulmuar derisa kthehej në shtëpi nga xhamia Jamaat Ahle-Sunnat, mbrëmjen e së hënës.

Udhëheqësi fetar është tani në gjendje të qëndrueshme, pasi i është nënshtruar operacionit.

Policia është duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Xhamia, e themeluar më 1977, ka rreth 5,000 anëtarë dhe fillimisht ka shërbyer si qendër për imigrantët e gjeneratës së parë nga Pakistani.
XS
SM
MD
LG