Ndërlidhjet

Londra pritet të rikthejë ambasadën në Teheran


Sekrteari i Jashtëm britanik, William Hague.
Sekrteari i Jashtëm britanik, William Hague.
Sekrteari i Jashtëm britanik, William Hague, pritet të bëjë publilk planin për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Iranin.

BBC raporton se plani do të çojë në rihapjen e Ambasadës Britanike në Teheran.

Hague, sot, pritet të marrë pyetje nga anëtarët e parlamentit.

Të hënën, ai ka thënë se ka biseduar me ministrin e Jashtëm iranian më 14 qershor për përmirësimin e marrëdhënieve.

Britania ka ndërprerë marrëdhëniet e plota me Iranin pas sulmeve të vitit 2011 në Ambasadën Britanike në Teheran.
XS
SM
MD
LG