Ndërlidhjet

Egjipti do të lirojë një gazetar të Al Jazeera-s


Ilustrim

Ilustrim

Egjipti pritet të lirojë një gazetar të Al Jazeera-s, i cili ka qenë në grevë urie për afro pesë muaj.

Abdullah Elshamy, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, është njëri nga 13 personat, të cilët prokurori i përgjithshëm ka vendosur t’i lirojë nga paraburgimi, për shkaqe shëndetësore.

Elshamy ka qenë në grevë urie për të protestuar kundër paraburgimit të tejzgjatur pa ndonjë akuzë.

Ai është arrestuar verën e kaluar, kur policia ka shpërndarë një protestë të mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi.

Al Jazeera, rrjet me bazë në Katar, është ndaluar të veprojë në Egjipt.
XS
SM
MD
LG