Ndërlidhjet

Ushtria irakiane zmbraps militantët nga Bagdadi


Pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë...
Pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë...
Forcat e sigurisë së Irakut janë përleshur me militantët sunitë nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, pasi këta të fundit kanë bërë përpjekje të hyjnë në Bagdad.

Ushtria ka thënë se militantët, gjatë natës, kanë marrë nën kontroll pjesë të qytetit Bakuba.

Ata tashmë kontrollojnë Tikritin, Mosulin dhe Tal Afarin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka informuar Kongresin se ka dërguar 275 trupa për të siguruar ambasadën amerikane në Bagdad.

Njoftimi i Obamës është në përputhje me Aktin e Luftës të SHBA-së, ligj që i lejon presidentit amerikan të dërgojë trupa në aksione të huaja ushtarake pa pëlqimin e Kongresit.
XS
SM
MD
LG