Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takohet me Jacobson, Cliff dhe Blomeyer


Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, (ARKIV)

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, (ARKIV)

Zgjedhjet në Kosovë ishin të lira dhe demokratike, është vlerësimi që është bërë gjatë takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson.

Kjo është thënë në një komunikatë të zyrës së kryeministrit në largim pas takimit me ambasadoren amerikane.

Kryeministri Hashim Thaçi, në të njejtën deklaratë thuhet se ka pasur takime të ndara edhe me dy ambasadorë të tjerë, atë britanik, Ian Cliff dhe atë gjerman, Peter Blomeyer.

Sipas komunikatës, Thaçi gjatë këtyre takimeve ka biseduar edhe për “formimin e institucioneve të reja kredibile në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, por nuk është dhënë ndonjë detaj të kësaj bisede.
XS
SM
MD
LG