Ndërlidhjet

15 të vrarë në sulmet e Al Shababit në Kenia


Fotografi arkivi e rekrutëve të organizatës terroriste somaleze, Al Shabab

Fotografi arkivi e rekrutëve të organizatës terroriste somaleze, Al Shabab

Militantët islamik kanë vrarë së paku 15 persona gjatë një sulmi në bregdetin kenian.

Policia ka thënë se persona të armatosur ia kanë vënë zjarrin së paku një fshati gjatë natës në afërsi të qytezës, Mpeketoni.

Dy ditë më parë, gjatë një sulmi në këtë qytezë, militantët kanë sulmuar hotele dhe një stacion policor duke vrarë rreth 50 persona.

Grupi somalez, Al Shabab, e ka marr përgjegjësinë për të dyja sulmet, duke thënë se sulmet e tyre në vendin më të pasur të Afrikës lindore, do të cazhdojnë.

Grupi i lidhur me Al Kaidën, ka kryer disa sulme në Kenia, si ndëshkim për qeverinë e këtij vendi e cila ka dërguar trupa ushtarake në Somali në vitin 2011. Kenia ka dërguar ushtarë si ndihmesë për qeverinë somaleze që t’i mund militantët.

Kenia, industria vitale e turizmit e të cilës është dëmtuar shumë nga frika për siguri, ka premtuar se nuk do të tërheqë trupat e saj nga Somalia.
XS
SM
MD
LG