Ndërlidhjet

Vetvrasje e dyshimtë e ish zyrtarit rus kundër korrupcionit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ish zyrtari i lartë kundër korrupcionit në Rusi i cili vdiç pasi ra nga kati i gjashtë i ndërtesës së Komitetit Hetues në Moskë , është detyruar të bëj vetvrasje.

Kështu deklaron tani avokati i tij, Georgy Antonov.

Avokati ka thënë se vdekja e klientit të tij, Boris Koleshnikov, ish zëvëndes shefi i Drejtorisë kundër Korrupcionit dhe Krimeve Ekonomike në ministrinë e brendshme të Rusisë, duhet të hetohet.

Udhëheqësja e Grupit të Helsinikut në Moskë, Ludmilla Alekseyeva, e ka quajtur vdekjen e Koleshnikovit si një “ngjarje të vrazhdë” dhe ka sygjeruar që kjo vdekje të hetohet edhe nga ekipet zyrtare të shtetit edhe nga ekspertët e pavarur.

Koleshnikovi, ish shefi i tij, Denis Sugrobov, dhe disa zyrtarë të tjerë, janë arrestuar pas një hetimi të nisur në muajin shkurt me dyshimin se të sipërpërmendurit janë të përfshirë në organizimin e një grupi kriminal, marrje të ryshfetit dhe tejkalim të autoritetit të tyre.
XS
SM
MD
LG