Ndërlidhjet

logo-print

Hague e konfirmon rihapjen e ambasadës në Teheran


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Londra ka qëllim të rihap ambasadën e saj në Teheran.

Duke folur në parlamentin britanik, Hague ka thënë se “rrethanat janë të drejta” për rihapjen e pikave diplomatike që janë mbajtur të mbyllura për tre vjet.

Ai ka thënë se “Irani është një vend i rëndësishëm në një rajon të paqëndrueshëm.”

Hague gjithashtu ka thënë se zgjedhja e Hassan Rohanit si president ka qenë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve në mes të perëndimit dhe Teheranit.

Avansimet që i kanë arritur në terren militantët sunni në Irak i kanë dhënë këtij procesi “një shtytje të madhe”, ka shtuar ministri britanik.

Hague e ka diskutuar rihapjen e ambasadave me ministrin iranian të punëve të jashtme, Mohammad Javad Zarif, gjatë fundjavës.

Marrëdhëniet e plota diplomatike në mes të Londres dhe Teheranit ishin pezulluar pas sulmeve në ambasadën britanike në Teheran në vitin 2011.

Në nëntor, Londra riktheu marrëdhëniet diplomatike, duke e emëruar një të ngarkuar me punë jo rezident.
XS
SM
MD
LG