Ndërlidhjet

Blomeyer takohet edhe me Mustafën


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, (ARKIV)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, (ARKIV)

Gjatë një takimi të mbajtur sot, kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar ambasadorin gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer, me “përgatitjet e koalicionit për qeverisjen e ardhshme, për programin dhe shtyllat kryesore të qeverisjes së ardhshme”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Sipas komunikatës së njejtë, ambasadori gjerman e ka uruar udhëheqësinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës “për zgjedhje të lira dhe demokratike” të mbajtura më 8 qershor.

“Kryetari Mustafa dhe ambasadori Blomeyer theksuan perspektivën evropiane të Kosovës dhe të qytarëve të saj”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Më herët gjatë ditës është njoftuar se ambasadori gjerman në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG