Ndërlidhjet

Sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet parlamentaret të 8 qershorit 2014 është vërejtur numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme.

Përfaqësuesit e Koalicionit të organizatave “Demokracia në Veprim”, që kanë monitoruar procesin zgjedhor, konsiderojnë se numri i fletëvotimeve të pavlefshme, që është rreth 40 mijë, duhet të jetë brengë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Drejtuesi i këtij koalicioni Ismet Kryeziu, thotë se arsyeja pse ka kaq shumë numër të madh të votave të pavlefshme, mund të jenë edhe ndryshimet e shpeshta ligjore që kanë ardhur në sistemin zgjedhor të Kosovës.

“Gjithsesi është një brengë, sepse është një kuotë dhe një përqindje e madhe e cila ndikon në proces edhe normalisht që votuesit që kanë dal për të votuar nuk kanë ditur ta japin votën e tyre dhe mendoj se është dëmtim i votës së tyre. Ne, duhet të tentojmë ta mënjanojmë këtë proces ose mangësi e cila e dëmton procesin”, tha Kryeziu.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ku rreth 5% e fletëvotimeve ishin të pavlefshme, këtë vit përqindja e fletëvotimeve thuhet se ka arritur 8 apo 9 për qind.

Kryeziu konsideron se KQZ-ja në të ardhmen duhet të merret më shumë me këtë problematikë.

“Kjo demonstron nevojën për edukimin e votuesve edhe për edukimin e komisionerëve të cilët janë të obliguar që paraprakisht t’i udhëzojnë votuesit për të votuar. Gjithsesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet të bëjë shumë më shumë në edukimin e votuesve, duke përfshirë edhe partitë politike të cilat gjatë fushatave të tyre zgjedhore nuk koncentrohen në edukimin e votuesve”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Për dallim nga koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim”, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve konsiderojnë se numri i fletëvotimeve ta pavlefshme deri që deri më tash është rreth 40 mijë, nuk është shqetësues.

Po unë nuk konsideroj që është numër shumë i madh, sepse krahasuar me votat e përgjithshme pra 730 mijë vota nuk është numër i madh. Herën e kaluar i kemi pasur 100 mijë vota, këtë herë janë rreth 40 mijë. Ka qytetarë që pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në përgjithësi me subjektet politike, me rrethanat në të cilat ndodhemi, me gjithë ketë situatë në shoqërinë tonë”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Ajo shfajëson KQZ-në se punët që i kanë takuar lidhur me informimin e qytetarëve për mënyrën se si duhet votuar i ka kryer me kohë.

“Ka edhe prej atyre që nuk dinë se si të votojnë. Ne e kemi bërë informimin publik dhe fushatë të jashtëzakonshme për 30 ditë, megjithatë ka njerëz që thjesht nuk ja vënë mendjen gjithë asaj fushate dhe nuk kanë mësuar për mënyrën e votimi. Kurse, çështja që kanë votuar 700 mijë ka ra motivimi i qytetarëve, janë përsëritur zgjedhjet vazhdimisht. Ne votojmë pa ndërprerë, pothuajse kështu që bije motivimi”, tha Daka.

Ndryshe, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 1.782.454 votues kanë pasur të drejtë vote, kurse në zgjedhjet kanë votuar 699.314 persona.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG