Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë në Pakistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku shtatë persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në mes të policisë së Pakistanit dhe përkrahësve të një predikuesi me ndikim në qytetin lindor, Lahore.

Përleshjet përfshijnë përkrahës të Tahir ul Qadri, një klerik me bazë në Kanada, i cili e udhëheqë një
organizatë bëmirëse islamike dhe një parti politike.

Qadri është kthyer në Pakistan vitin e kaluar për të udhëhequr protesta masive kundër qeverisë, ndërsa e ka përsëritur qëllimin e tij që të rikthehet prap në vendin e tij gjatë këtij muaji.

Përleshjet që ndodhën gjatë natës, filluar kur policia ka shkuar në rezidencën e Qadrit për të hequr barrikada të sigurisë që ishin vendosur nga përkrahësit e tij.

Pas përleshjeve, policia dhe përkrahësit e kanë akuzuar njëri tjetrin për përdorim të armatimit.
XS
SM
MD
LG