Ndërlidhjet

Gazetari rus tallët me Llukashenkan


Presidenti bellorus, Alyaksandr Lukashenka (Arkiv)
Presidenti bellorus, Alyaksandr Lukashenka (Arkiv)
Një gazetar rus që dyshohet se është personi i cili është tallur me presidentin bellorus, Aleksandr Llukashenka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se biseda telefonike më liderin bellorus nuk është publikuar në internet prej tij.

Tallësi, Vovan222, gjatë një bisede telefonike me Llukashenkan, e kishte bindur këtë të fundit se po flet me djalin e ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç.

Vovan222 ka hedhur dyshime se është dikush nga stafi i sigurimit të presidentit bellorus ai i cili ka mundësi ta ketë hedhur në internet bisedën telefonike.

Në audio-regjistrimin e publikuar në internet më 16 qershor, Llukashenka i premtonte personit që e aktronte djalin e presidentit të larguar nga pushteti në Kiev, Janukoviç, se mund të kërkoj azil në Bellorusi, nëse e njofton Minskun 24 orë më herët.

Zyrtarët bellorusë nuk e kanë komentuar këtë shaka të Vovan222.

Vovan222, i cili nuk preferon të tregojë identitetin e tij, është një avokat dhe gazetar 27 vjeçar rus.

Talljet e tij të mëparshme me persona të famshëm rus dhe ukrainas bëhen rregullisht hite shumë të pëlqyera në internet.
XS
SM
MD
LG