Ndërlidhjet

Shpërthen tubi që dërgon gazin rus në Evropë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një tub që dërgon gazin rus në Evropë ka shpërthyer në pjesën qëndrore të Ukrainës, duke dërguar flakën qindra metra në lartësi.

Ministria e Brendshme e Ukrainës, dega në rajonin e Poltavskës, ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar në shpërthimin e 17 qershorit, por zjarrëfikësit po kanë vështirësi që të ndalin zjarrin.

Shpërthimi ka ndodhur përgjatë tubacionit Urengoy Pomory Uzhgorod, që mund të transportojë deri 29 miliardë metër kub gaz, çdo vit nga Rusia, në Slovaki, Hungari dhe Rumani, ku furnizon tubacionet e tjera që e çojnë gazin më tej në Evropë.

Zyrtarët ukrainas nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se sa gjatë tubacioni i dëmtuar do të jetë jashë përdorimit derisa të kryhen hulumtimet e duhura.

Deri më tash nuk kishte ndonjë lajm për arsyen e shërthimit.

Gazpromi rus ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të rrjedhës së gazit për në Evropë pasi tubacione paralele mund ta kryejnë këtë punë.
XS
SM
MD
LG