Ndërlidhjet

Maqedoni: OSBE e shqetësuar për incidente etnike


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Verdikti për vrasjet e vitit 2012 në një liqen afër Shkupit që pritet të bëhet publik të mërkuren mund të rrisë tensionet etnike në Maqedoni.

Ky është shqetësimi i Komisioneres së Lartë të OSBE-së për minoritete kombëtare, Astrid Thors e cila ka thënë se diskutimet publike të bëra deri më tash vetëm sa kanë rritur tensionet.

“Unë vazhdoj të nxis udhëheqësinë politike që të bëjnë një thirrje të përbashkët për përmbajtje dhe qetësi për të evituar rrëmujat. Fatkeqësisht, diskutimet publike deri më tash rreth procedurës penale vetëm sa e kanë rritur rrezikun e tensioneve”, citohet Thors në një komunikatë të OSBE-së.

Komunikata është lëshuar pas vizitës së dytë të komisioneres së OSBE-së e cila kishte për qëllim që të ekzaminojë stabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë të Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite ajo është takuar me udhëheqësit kryesor të shtetit, ministrat kryesor, udhëheqës të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG