Ndërlidhjet

I dyshuari për sulmin në Bengazi do gjykohet në SHBA


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët amerikanë thonë se një i dyshuar për sulmin e vitit 2012 në zonën diplomatike amerikane në Libi është kapur nga forcat amerikane dhe se i njejti do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se Ahmad Abu Khatallah, i cili ishte kapur më 15 qershor nga forcat amerikane në Libi, po mbahet jashtë shtetit, ndërsa i njejti nuk do të gjykohet nga një tribunal ushtarak në Guantanamo.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar operacionin special që rezultoj me kapjen e Khatallahut, i cili dyshohet se ka qenë figura kyqe në sulmin e vitit 2012 në Benghazi që rezultoj me zyrtarë amerikanë të vrarë, përfshirë edhe ambasadorin, Chris Stevens.

Khatallah, dhe së paku 12 të tjerë janë akuzuar vitin e kaluar nga një gjykatë amerikane për sulmin në Benghazi.
XS
SM
MD
LG