Ndërlidhjet

Belgjika fiton 2:1 kundër Algjerisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Belgjika ka shënuar fitore në ndeshjën e saj të parë në kuadër të Kupës Botërore në futboll në Brazil, kundër ekipit kombëtar të Algjerisë.

Rezultati final është 2:1 në të mirë të Belgjikës, në ndeshjën që u mbajt në stadiumin Mineirao, në Belo Horizonte.

Për ekipin belg shënuan, Marouane Fellaini në minutën e 70-të, ndërsa Dries Mertens shënoj në minutën e 80-të.

Ndërsa për Algjerinë shënoj Sofiane Feghouli në minutën e 25-të.

Në orën 21:00 do të përballen Brazili, i cili ka fituar lojën e parë kundër Kroacisë, dhe Meksika, ndërsa në mesnatë luajnë Rusia dhe Koreja e Jugut.

Në ndeshjet e së hënës, Gjermania ka mundur Portugalinë me rezultat 4:0, Irani dhe Nigeria kanë përfunduar baraz, ndërsa SHBA-ja dhe Gana me rezultat 2:1.
XS
SM
MD
LG