Ndërlidhjet

SHBA: Obama takohet me liderët e Kongresit


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, sot takohet me liderët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë, për ta diskutuar situatën në Irak, ka thënë lideri i pakicës në Senat, Mitch McConell, republikan nga Kentaki.

Ky takim bëhet pas një seance sekrete të administratës me anëtarët e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, më 12 qershor, për situatën në Irak.

Nga ana tjetër, senatorët republikanë, mbrëmë janë shprehur të ndarë lidhur me bisedimet me Iranin për Irakun.
XS
SM
MD
LG