Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko dhe Putin biseduan për krizën në Ukrainë


Pamje nga një takim i mëhershëm i shkurtër Poroshenko - Putin (djathtas)

Pamje nga një takim i mëhershëm i shkurtër Poroshenko - Putin (djathtas)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë biseduar për armëpushimin e mundshëm në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e Ukrainës kanë luftuar me separatistët prorusë.

Sipas presidencës së Rusisë, Poroshenko dhe Putin, paoshtu, gjatë kësaj bisede telefonike, diskutuan për vrasjen e shpallur dje të dy gazetarëve të Televizionit shtetëtor të Rusisë.

Sipas mediave ruse, inxhinieri tonik, Anton Voloshin, dhe korrespondenti, Igor Kornelyuk, janë vrarë derisa raportonin për luftimet afër qytetit Luhansk.

Ministria e jashtme e Rusisë ka vlerësuar se vrasjet demonstrojnë “natyrën kriminale” të operacionit të ushtrisë së Ukrainës kundër kryengritësve prorusë dhe ka kërkuar nga autoritetet në Kiev, që të zhvillojnë hetime për këtë rast.
XS
SM
MD
LG