Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pulla e rrallë u shit për 9.5 milionë dollarë


Një pullë postare e rrallë nga viti 1856, është shitur në një ankand në Nju Jork, për një shumë rekorde prej 9.5 milionë dollarë.

Kompania e ankandit, Sotheby’s, tha se kjo është pulla më e shtrenjtë që ndonjëherë është shitur dhe objekti më i vlefshëm sipas madhësisë dhe peshës.

Besohet se kjo pullë postare nga Guajana Britanike me me vlerë një cent, është e vetmja e këtij lloji që ende ekziston.
XS
SM
MD
LG