Ndërlidhjet

Irak: Militantët sunitë e sulmuan rafinerinë më të madhe të naftës


Pamje e rafinerisë së naftës në baiji
Pamje e rafinerisë së naftës në baiji
Raportohet se militantët sunitë sot e kanë sulmuar rafinerinë më të madhe të naftës në vendin Baiji, në veri të kryeqytetit Bagdad në Irak.

Personat e jashtëm janë evakuuar nga rafineria, por pjesa më e madhe e personelit lokal ka mbetur në rafineri.

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti, grup i dalur nga al-Kaida, kanë avancuar kah Bagdadi, pasi e kanë marrrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të Irakut, me popullatë shumicë sunite arabe.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, pjesëtar i shiitëve, mbrëmë vonë është paraqitur në televizionin shtetëtor së bashku me liderët sunitë dhe kurdë, dhe ka bërë thirrje për unitet kombëtar.

Përparimi i shpejtë i militantëve ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar për mundësinë e ndarjes së Irakut përgjatë linjave sektare.
XS
SM
MD
LG