Ndërlidhjet

Egjipt: Është liruar gazetari i rrjetit Al-Jazeera


Në Egjipt është liruar gazetari Abdullah Elshamy, i rrjetit Al-Jazeera, i cili për afro pesë muaj ka bërë grevë urie në shenjë të protestës kundër burgosjes së tij.

Ai ishte arrestuar më 14 gusht të vitit të kaluar, kur policia i shpërndau mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhammed Morsi, në Kajro, me ç’rast ishin shkaktuar përleshje, nga të cilat kishin mbetur të vrarë qindra vetë.

Sipas familjes së tij, gazetari Elshamy ishte në grevë urie prej 21 janarit të këtij viti.

Dje, i veshur me uniformë të bardhë të burgut, me shëndet të dobët, ai u largua nga stacioni i policisë në Kajro, një ditë pasi prokurori i përgjithshëm urdhëroi lirimin e tij për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore.
XS
SM
MD
LG