Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Eksplodim vdekjeprurës derisa njerëzit shikonin futboll


Në prill grupi Boko Haram i ka rrëmbyer më se 200 vajza

Në prill grupi Boko Haram i ka rrëmbyer më se 200 vajza

Së paku 13 vetë janë vrarë nga një shpërthim në qytetin Damaturu, në pjesën verilindore të Nigerisë, ku njerëzit ishin mbledhur për ta shikuar një ndeshje të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kjo hapësirë disa herë ishte cak i sulmeve të grupit militant islamik, Boko Haram.

Qeveria e Nigerisë i ka këshilluar banorët që të mos tubohen në vende publike për ta ndjekur kampionatin e futbollit në Brazil në ekranet televizive.

Prej vitit 2009 nga sulmet e grupit Boko Haram, i cili lufton për krijimin e shtetit islamik në Nigeri, janë vrarë mijëra vetë, në pjesën veriore të këtij vendi.

Në muajin prill, ky grup i ka rrëmbyer më se 200 vajza nga një shkollë.
XS
SM
MD
LG