Ndërlidhjet

SHBA: Ekzekutimet e para pas dështimit të injeksionit vdekjeprurës


Aktivistët në Shtetet e Bashkuara duke protestuar kundër dënimit me vdekje para një burgu në vitin 2010

Aktivistët në Shtetet e Bashkuara duke protestuar kundër dënimit me vdekje para një burgu në vitin 2010

Dy ekzekutimet e para të dënimit me vdekje janë kryer në Shtetet e Bashkuara, prej dështimit të injeksionit vdekjeprurës në muajin prill në shtetin Okllahoma.

Ekzekutimet, një në Gjeorgji dhe tjetri në Misuri, janë kryer gjatë natës, pasi ankesat e minutës së fundit ishin refuzuar. Të dy ekzekutimet janë kryer, poashtu , me injeksion vdekjeprurës.

Prej muajit prill nuk ka pasur ekzekutime të dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara, pas dështimit gjatë ekzekutimit të të dënuarit, Clayton Lockett, në Okllahomë, i cili vdiq nga sulmi në zemër, afërsisht një orë pasi ishte ndalur ekzekutimi.

Organiztata Amensty International thotë se 39 ekzekutime janë kryer gjatë vitit 2013 në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG