Ndërlidhjet

Poroshenko propozon planin për paqe


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka propozuar armëpushim të njëanshëm nga trupat e tij, për t’iu mundësuar separatistëve pro-rusë që të dorëzojnë armët.

Poroshenko u ka thënë gazetarëve në Kiev se plani i paqes do të zbatohet së shpejti.

Njoftimi i tij vjen pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Të dy ata kanë folur për krizën në lindje të Ukrainës, ku rebelët pro-rusë janë duke luftuar forcat qeveritare.

Mbi 30 persona të armatosur janë vrarë dhe plagosur të martën, gjatë luftimeve në rajonin e Luhanskut.
XS
SM
MD
LG