Ndërlidhjet

Karzai: Afganistani s’do të jetë si Iraku


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë mundësinë që vendi i tij të rrëshqasë në të njëjtin kaos si Iraku, pasi trupat ndërkombëtare të largohen në fund të këtij viti.

Në një intervistë për BBC-në, presidenti në largim ka thënë se Al Kaida nuk është më e pranishme në Afganistan.

Karzai do të dorëzojë pushtetin te pasaardhësi i tij në muajin gusht.

Ai ka udhëhequr Afganistanin qysh në vitin 2001, kur pushtimi amerikan ka rrëzuar regjimin taliban.
XS
SM
MD
LG