Ndërlidhjet

Haradinaj takoi ambasadorin gjerman


Prishtinë, 18 qershor 2014.

Prishtinë, 18 qershor 2014.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në kumtesën e AAK-së thuhet se dy zyrtarët kanë biseduar rreth zgjedhjeve të mbajtura më 8 qershor në Kosovë, të cilat janë cilësuar si të rregullta dhe demokratike.

Haradinaj dhe Blomeyer kanë folur edhe rreth marrveshjes së koalicionit qeverisës, si dhe për planin qeverisës.

AAK-ja, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Nisma, kanë arritur më 10 qershor marrëveshjen për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
XS
SM
MD
LG