Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për ish-presidentin turk


Kenan Evren dhe Tahsin Sahinkaya

Kenan Evren dhe Tahsin Sahinkaya

Mediat turke raportojnë se ish-presidenti Kenan Evren dhe ish-komandanti i Forcës Ajrore, Tahsin Sahinkaya, janë dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të rolit të tyre në grushtshtetin ushtarak të vitit 1980.

Evren, 96 vjeç, dhe Sahinkaya, 89, janë akuzuar për organizimin e kushteve për ndërhyrje ushtarake dhe më pas për kryerjen e grushtshtetit.

Ata janë të vetmit liderë të gjallë të grushtshtetit, i cili ka sjellë në pushtet regjimin ushtarak.

Ndjekja e tyre penale është bërë e mundur pasi qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka bërë ndryshimet kushtetuese në vitin 2010, të cilat u kanë marrë imunitetin.

Ata janë gjykuar qysh në vitin 2012, por asnjëri prej tyre nuk i ka ndjekur seancat për shkak të gjendjes shëndetësore.
XS
SM
MD
LG