Ndërlidhjet

Maliki: Ushtria po lufton militantët


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka thënë se forcat qeveritare janë duke iu përgjigjur militantëve të lidhur me Al Kaidën, pasi këta të fundit kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri.

Në një adresim televiziv, Maliki ka thënë se avancimi i militantëve në zonat e banuara me shumicë sunite, ka ndihmuar në rivendosjen e unitetit kombëtar të Irakut.

Militantët nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant kanë marrë kontrollin e disa qyteteve, përfshirë Mosulin, Tikritin dhe Tal Afarin, ndërsa kanë kërcënuar se do t’ia mësyjnë edhe Bagdadit.

Militantët kanë sulmuar sot rafinerinë më të madhe të naftës në qytetin Baiji, në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG