Ndërlidhjet

Vazo betoni mbi urën e Ibrit


Mitrovicë
Mitrovicë
Në mes të urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë, nga ku mëngjesin e sotëm është hequr barrikada e betonit, po vihen vazo betoni.

Në vënien e tyre po marrin pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe kryetarët e komunave në veri.

“Urat, kudo në botë, bëhen për të lidhur njerëzit, por kjo e jona, për fat të keq, është bërë simbol i ndarjes dhe pamundësisë për një jetë normale dhe të qetë në mes të pjesëtarëve të komunitetit serb dhe shqiptar”, ka thënë kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG