Ndërlidhjet

Bombardohet kampi sirian, 12 të vrarë


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Bombardimet nga helikopterët e ushtrisë siriane në një kamp refugjatësh pranë Jordanisë, kanë vrarë së paku 12 persona.

Banorët e kampit dhe aktivistët opozitarë kanë thënë se disa gra dhe fëmijë janë vrarë kur helikopterët kanë hedhur ‘bomba fuçi’ në kampin në fshatin Shajara, i cili është vetëm dy kilometra larg Jordanisë.

Kampi strehon qindra familje që kanë ikur nga luftimet midis rebelëve dhe ushtrisë siriane.

Mbi 160,000 njerëz llogariten të vrarë në luftën civile në Siri, e cila ka nisur në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG