Ndërlidhjet

OKB: Prova për torturë në lindje të Ukrainës


Shefja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillay.
Shefja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillay.
Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ka gjithnjë e më shumë dëshmi për rrëmbime, arrestime ilegale, torturë dhe vrasje në pjesën lindore të Ukrainës, e cila kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Raporti i publikuar sot flet edhe për “zhvillime brengosëse” në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Ai mbulon periudhën nga 7 maji deri më 7 qershor.

Shefja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillay, u ka bërë thirrje grupeve të armatosura pro-ruse në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut që të ndalojnë aksionet vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG