Ndërlidhjet

Lavrov për vizitë në Azerbajxhan


Baku, 18 qershor 2014.
Baku, 18 qershor 2014.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka biseduar në Baku me homologun e Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov.

Dy ministrat e Jashtëm u kanë thënë gazetarëve se bisedimet janë fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në situatën në rajonin separatist të Nagorno Karabakut, si dhe në krizën e vazhdueshme në Ukrainë.

Lavrov ka thënë se Azerbajxhani nuk është ftuar zyrtarisht që t’i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia, por ka shtuar se Moska do të mirëpresë çdo partner të interesuar për bashkëpunim me këtë aleancë.

Baku ka dhënë indikacione në të kaluarën se nuk do t’i bashkohet këtij blloku.
XS
SM
MD
LG