Ndërlidhjet

Abdullah kërkon ndërprerjen e numërimit të votave


Abdullah Abdullah
Abdullah Abdullah
Kandidati për president të Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka kërkuar ndërprerjen e numërimit të votave në vend, për shkak të akuzave për mashtrim dhe u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të mbikëqyrin procesin.

Abdullah ka thënë se nuk ka më besim në Komisionin e Pavarur Zgjedhor apo në Komisionin për Ankesa.

Ai po ashtu ka kërkuar nga vëzhguesit e tij zgjedhorë që të lënë pozicionet monitoruese dhe të ndalojnë së vëzhguari procesin e numërimit të votave.

Abdullah, i cili ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve me 45 për qind të votave, ka thënë se një “komision i përbashkët”, i udhëhequr nga OKB-ja, duhet të vazhdojë numërimin.

Ai ka thënë se “secili e di se presidenti afgan (Hamid Karzai), për fat të keq, nuk është i paanshëm në zgjedhje”.

Ashraf Ghani, kundërshtari i Abdullahut në balotazh, nuk ka komentuar ende kërkesat e Abdullahut.
XS
SM
MD
LG