Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër 2 personave për krim të organizuar


Prishtinë

Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurve: Sami Gashi dhe Rushit Berisha, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, nga neni 283 paragrafi 2.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji korrik i vitit 2013 e deri me arrestimin e tyre, më 5 shtator 2013, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, në bashkëpunim më të pandehurit: L.M., M.D. dhe V.D., të cilët janë arrestuar në Zvicër, si dhe me qëllim të përfitimeve të dobisë pasurore financiare, pa pasur autorizim, kanë blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 122.4 kg”, thuhet në njoftimin e Prokuroreisë.

Po sipas tij, sasia e narkotikut – marihuanës prej 102.4 kg është sekuestruar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, ndërkaq sasia tjetër mbi 20 kg është sekuestruar nga autoritetet e Zvicrës.
XS
SM
MD
LG